Flamurtari, objektivi Superiore me lojtarë të Superiores, kuqezinjtë firmosin me lojtarin e Partizanit (FOTO)

Flamurtari nuk dëshiron të përsëris sërish dështimin e sezonit që lam pas. Kuqezinjtë humbën mundësinë e rikthimit në Superiore pasi u mposhtën në fazën e Play-Offit nga Korabi. Kjo gjë ka bërë që drejtuesit të vihen në lëvizje.

Pas disa afrimëve javët e fundit, sot ata kanë bërë një tjetër goditje. Vlonjatët kanë arritur marrëveshjen më portierin e Partizanit, Aldo Teqja. Teqja sezonin e fundit luajti i huazuar tek skuadra e Bylisit dhe mbi popullimi i të kuqëve në portë bëri që ai t’i jap lamtumirë.

Kujtojmë që 28-vjeçari ishte edhe në orbitën e Dinamos dhe Vllaznisë. Por në fund zgjedhja e tij ishte Flamurtari. Ka qenë vetë klubi që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë.

Related posts

Eksodi te ekipi i Superiores vazhdon, largohet edhe lideri i skuadrës

Festa mbaron shpejt, klubi i Superiores mbetet pa trajner

Tirana fiton derbin me Dinamon, bardheblutë pranë firmës me realizuesin e 15 golave