Flamurtari, nisin firot e para; klubi ndan rrugët me dy futbollistët (EMRAT)

by S.M

Flamurtari nis të ndajë rrugët me lojtarët e parë. Dy futbollistë të huaj, me sa duket, nuk do të jenë në projektin e ri të kuqezinjve, tashmë të rikthyer në Superiore pas pesë sezonesh. Një prej tyre është Fernando Armando, i njohur edhe si Fenardinjo. 30-vjeçari u rikthye në Vlorë në gushtin e vitit të shkuar.

Me vlonjatët, braziliani luajti në sezonin 2022-2023, kur skuadra drejtohej nga Dritan Resuli. Sezonin e shkuar, ai u transferua në Greqi tek AO Neas Ionias. Braziliani ka luajtur në vendlindje dhe në Portugali, por edhe në Greqi dhe u rikthye në Vlorë për të ngjitur ekipin në Superiore. Pasi e arriti këtë, duket se nuk është në planet e klubit për elitën. Fernandinjo u promovua në Vlorë nga ish-trajneri brazilian, Marcelo Troisi, i cili kishte edhe rolin e menaxherit teksa në atë kohë bashkëpunonte si i tillë edhe me klubin. Fernando Armando është larguar tashmë nga Vlora bashkë me familjen drejt Brazilit.

Një tjetër lojtar, që, me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e projektit të ri të Flamurtarit, është Juan Andres Bolanos. Kolumbiani 33-vjeçar vetëm pak kohë më parë, në muajin shkurt, u shpreh se kishte ardhur te Flamurtari me misionin për ta ngjitur në Superiore. Balanos ishte një zgjedhje e vetë trajnerit Andrea Agostinelli. Përpara se të vinte te kuqezinjtë, ai kishte luajtur më parë në Maltë, Honduras, Peru, Kinë, Argjentinë dhe Kolumbi. Gjasat janë që mbrojtësi i qendrës ta vijojë karrierën në një tjetër skuadër.

DEKLARATAT – Klubi ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar rreth lojtarëve që do të qëndrojnë në Vlorë për sezonin e ri. Por nga ato çfarë deklarojnë vetë protagonistët, Fernandinjo dhe Bolanos, të lë të kuptosh se ato janë fjalë “lamtumire”.

LEXO ME SHUME:Vuçiç ndez përballjen me Shqipërinë, kërkesa që ka për trajnerin serb: Shko në Tiranë dhe mposhti ata (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.