Flamurtari “mbytet” në Ballsh, Apolonia ia del në fund ndaj Korabit, rezultatet e tjera në Kategorinë e Parë

by KLIKOJE.AL

Janë mbyllur 4 sfidat e para të javës së 13-të të Kategorisë së Para. Të gjitha këto takime nisën në orën 13:30 dhe u luajtën paralelisht.

Bylis fitoi pa probleme përballë Flamurtarit me rezultatin 2-0. Me këtë fitore, ballshiotët “blindojnë” vendin e parë. Luzi i vendit të fundit mposht Tomorin me rezultatin 2-0, ndërsa Kastrioti barazoi pa gola përballë Burrelit.

Në ndeshjen tjetër, Korabi u mposht në transfertë përballë Apolonisë. Fierakët triumfuan me rezultatin 2-1.

LUZI 2008 2-0 TOMORI
73′ Itodo, 89′ Goga

KASTRIOTI 0-0 BURRELI

BYLIS 2-0 FLAMURTARI
43′ Lajthia, 74′ (P) Krasniqi

APOLONIA 2-1 KORABI
53′, 89′ Umejiego / 73′ T. Marku

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.