Flamurtari i Superiores nis me kontratat, zbulohen emrat që ende nuk kanë rinovuar me klubin

by KLIKOJE.AL

Flamurtari i Superiores do të jetë tërësisht ndryshe në përbërje nga edicioni i fundit në Kategorinë e Parë. Për pjesën më të madhe të futbollistëve, kontratat kanë përfunduar dhe nga sot ata janë të lirë në treg. Futbollistët që kanë ende kontrata, janë në minorancë. zbulon disa futbollistë, të cilët kanë kontratë me klubin edhe për një sezon tjetër.

Denis Pjeshka, Bruno Telushi, Ilir Allmuça, Lorenc Trashi, Idriz Batha, Herald Marku, Ardit Hoxhaj dhe Valentino Murataj janë disa nga futbollistët që janë ende në kontratë me kuqezinjtë. Kontrata ka përfunduar tashmë për Stivi Frashërin, Ariol Kaloshin, Vasil Shkurtaj, Christ Evo Ememe, Aldrit Oshafin, Alesandro Ahmetajn, Trimor Selimin, Albi Allën, Hose Kobian, Bangaly Diavara, Fernando Armando dhe Huan Andres Bolanos. Por dy të fundit, braziliani Fernando dhe kolumbiani Bolanos duket se janë tashmë të larguarit e parë nga Vlora, pasi drejtuesit nuk kanë në plane që të rinovojnë kontratën me ta.

Drejtuesit e Flamurtari-t kanë disa lojtarë si të preferuar, me të cilët duan që të vijojnë bashkëpunimin edhe në Superiore. Burime pranë klubit konfirmojnë se deri më tani zyrtarisht i është propozuar rinovimi i kontratës për të qenë pjesë e skuadrës në Superiores, Krist Ememes. 24-vjeçari nigerian mësohet se në parim ka rënë dakord, por gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim dhe kushtet që do të kenë palët.

Lorenc Trashi dhe Ilir Allmuça duket se janë dy futbollistë të tjerë, të cilët mund të jenë pjesë e projektit të Superiores, ashtu sikundër edhe Idriz Batha dhe Herald Marku. Gjithashtu, në optikën e drejtuesve është edhe rinovimi me Vasil Shkurtajn, por mbetet të mësohen edhe planet e sulmuesit vlonjat.

LEXO ME SHUME:Nuk shfaqet në seancën stërvitore, futbollisti konfirmon largimin nga Partizani me një postim (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.