Hijet e shkarkimit vërtiten rreth Garsias, Sinan Idrizi ka tre alternativa në tavolinë

by S.M

Flamurtari e nisi sezonin 2025-2026 me pompozitet dhe premtime të mëdha. Administratori i klubit, Sinan Idrizi, kishte paralajmëruar rikthimin e emocioneve në Vlorë dhe ngritjen e nivelit të Superiores.

Në ndërtimin e skuadrës, Idrizi premtoi një ekip që do të konkurrojë për tituj dhe do të rrisë cilësinë e futbollit shqiptar: “Ky do të jetë një ekip që do të rrisë cilësinë dhe kualitetin e Superiores. Flamurtari do të konkurrojë për të dy trofetë në maksimum. Do të risjellim emocionin e humbur prej kaq vitesh në Vlorë… Ky ekip do të rrisë nivelin në Superioren shqiptare.”

Megjithatë, realiteti i deritanishëm ka goditur klubin dhe tifozët kuqezi. Pas pesë ndeshjesh, Flamurtari ka grumbulluar vetëm dy pikë, duke lënë trajnerin Karlos Garsia nën presion të madh dhe duke hapur spekulime për një ndryshim të mundshëm në pankinë. Situata e vështirë mund të shfrytëzohet pas ndeshjes së fundjavës me Dinamon dhe ndërprerjes së kampionatit për angazhime ndërkombëtare, për të marrë vendime strategjike pa pasoja për klubin. Në kampin vlonjat po shqyrtohen emra të mundshëm për zëvendësimin e Garsias.

Në tregun vendas janë përfolur fuqishëm emrat e Shpëtim Duros dhe Gentjan Mezanit, ndërsa një alternativë e jashtme mund të jetë trajneri italian Francesko Moriero, i cili ka drejtuar më parë Dinamon dhe së fundmi Laçin. Realiteti i dhimbshëm, dy pikë dhe krizë te Flamurtari. Kritikat e tifozëve dhe presioni mbi trajnerin janë të larta. Pavarësisht premtimeve të mëdha të Idrizit për rritje cilësie dhe konkurrencë për trofetë, skuadra nuk ka arritur asnjë fitore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.