Flamurtari dhe Tirana kanë ndarë pikët në një përballje emocionuese të vlefgshme për javën e 30-të të Abissnert Superiores, mbyllur me rezultatin 1-1. Një sfidë me ritëm dhe tension deri në sekondat e fundit, ku berdheblutë zbarkuan në Vlorë me moral të lartë pas dy fitoreve radhazi, ndërsa vlonjatët kërkonin me cdo kusht rikthimin te rezultatet pozirtive. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Tiranën, që gjeti avantazhin që në minutën e 3-të. Tabeku përfitoi nga një top i Mehmetit dhe, duke kapur të papërgatitur mbrojtjen vendase, u shfaq i vetëm përballë Aleksovskit për të dërguar topin në rrjetë për 0-1.
Në 90+1’, gjyqtari Lata akordoi penallti për Flamurtarin pas një ndërhyrjeje të gabuar të Metës në zonë. Dy minuta më vonë, në 90+3’, vlonjatët nuk gabuan nga pika e bardhë, duke rikthyer baraspeshën në 1-1 dhe shpërthyer festën në tribunat vendase.
Me këtë barazim, Tirana ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 8-të, ndërsa Flamurtari mbetet në fund të renditjes me 25 pikë, por merr një pikë me shumë vlerë për moralin në luftën për mbijetesë.