Fiton 217 milionë dollarë në lotari/ Qytetari bën me to veprimin që nuk ju shkon ndërmend!

by KLIKOJE.AL

Çfarë do të bënit po të fitonit 217 milionë dollarë në një lotari?! Mendojeni mirë dhe përgjigjuni pasi të mësoni se çfarë ka bërë realisht një person që e ka fituar këtë shumë.

Fituesi i kësaj lotarie fatlume është një francez që e ka quajtur veten thjesht “Guy”, pa dashur të zbulojë identitetin e tij.

Ai ka fituar lotarinë në dhjetor të vitit 2020, që është edhe çmimi më i madh në historinë e “Euro Millions”, një lotari me shtatë numra që përfshin disa vende europiane si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Kombinimi fitues i Guy në 2020 ishte 6, 9, 13, 24, 41 dhe yjet me fat ishin numrat 3 dhe 12, sipas deklaratës së Françaises des Jeux (FDJ), e cila menaxhon rrjetin e lotarive.

Guy ka vendosur që pjesën më të madhe të xhekpotit të tij rekord ta dhurojë për një fondacion natyror që ka për qëllim shpëtimin e planetit.

“Nga këndvështrimi im, prioriteti sot është shpëtimi i planetit”, tha Guy për Le Parisien. “Ne duhet të veprojmë. Është një emergjencë absolute. Nëse nuk bëhet asgjë në këtë drejtim, të gjitha veprimet e tjera do të jenë të kota. Ne nuk do të ekzistojmë më.”

“Në momentin kur kuptova se isha fituesi me fat i EuroMillions, pata vullnetin për të ndarë fatin tim”, tha ai në intervistën për Le Parisien.

Guy e ka quajtur fondacionin e tij “Anyama” që është edhe emrin i një qyteti në Bregun e Fildishtë ku ai kaloi disa vite gjatë fëmijërisë së tij.

“Unë kam kaluar shumicën e parave të mia të çmimit dhe gradualisht do t’i jap pothuajse të gjitha,” tha ai.

Faqja e internetit e fondacionit “Anyama” shpjegoi se ishte kujtimi i Guy-it kur shikonte kamionë të ngarkuar me pemë të prera në Bregun e Fildishtë e motivoi atë të krijonte një fondacion mjedisor.

Grupi i lotarisë FDJ mirëpriti vendimin e Guy për të shpëtuar mjedisin, tha zëdhënësi i grupit Thibault Mongis për CNN të Premten, duke e quajtur atë një gjest të jashtëzakonshëm dhe bujar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.