Festë kuqezi në Tbilisi, Asllani i jep avantazhin Shqipërisë me një super gol (video)

by KLIKOJE.AL

Shqipëria luan përballë Gjeorgjisë një ndeshje që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Të dyja përfaqësueset vijnë pas humbjeve në sfidat e fundit, tri ditë më parë.

Sylvinho ka surprizuar në këtë sfidë pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki. Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën. Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.

48′ Shënon Kristjan Asllani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.