Artisti “big” i Sunny Hill në natën e parë të festivalit ka qenë pa dyshim Fedez. Reperi Italian ka ngritur peshë publikun me hitet e tij si La Dolce Vita në bashkepunim me Tananai dhe Mara.
Që prej publikimit, kjo këngë qëndron në “Top Ranking” për plot 12 javë, duke u cilësuar si hiti i verës.
Kulmi ka qenë kur fansat më të zjarrtë kanë kënduar në kor vargjet e “Bella Storia”, “Vorrei ma non posso”, “La Dolce vita”.
Siç shihet edhe nga fotot, fansat e italianit janë të shumtë edhe në Tiranë dhe kanë shijuar çdo rimë.
Fedez, rap-artisti i njohur italian, ndër më të suksesshmit në vitet e fundit në industrinë muzikore përtej Adriatikut, i përfolur edhe për lidhjen e tij me Chiara Ferragnin.
Kjo është edhe hera e parë që ai vjen në kryeqytetin shqiptar për të qenë pjesë e një spektakli të tillë muzikor.
Me hite ndër vite si “Vorrei ma non posto”, “La dolce vita” apo “Magnifico”, repertori i tij është i gjerë dhe sigurisht që performanca mezi pritej nga fansat.