Elbasani vë bast për sulmuesin 21-vjeçar paguan 50 mijë euro për kartonin e tij

Fatjon Bunjaku

Sulmuesi i Malishevës, Fatjon Bunjaku, me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën tek Elbasani. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Kosova.

“Telegrafi” raporton se Elbasani ka paguar 50 mijë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Malisheva mban 30 për qind të shumës nga shitja e ardhshme. 

Sulmuesi 21-vjeçar është aktivizuar 58 ndeshje në Superligën e Kosovës, ku ka arritur të shënojë 5 gola si dhe ka regjistruar 3 asiste. Në ditët e ardhshme pritet që Bunjaku të udhëtojë me ekipin në Greqi për fazën përgatitore.  Sulmuesi ka luajtur më parë edhe te Trepça, Liria dhe Gjilani, ndërsa ka veshur fanellën e Kosovës U21 në katër ndeshje.   

LEXO ME SHUME:Dinamo bën përmbysjen mes dhuratave, Atletic DEscaldes mposhtet në pjesën e dytë (video)

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)