Akti i parë i gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë është gati të ofrojë ekuilibër, agonizëm, dëshirë e ambicje të katër skuadrave që kanë mbetur akoma në garë për trofeun. Tirana do të sfidojë Kukësin në transfertë, përballje e vlefshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në prag të këtij dueli që luhet nesër në orën 15:00, trajneri i bardhebluve Erbim Fagu ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.
FJALËT E ERBIM FAGUT
NDESHJA– Sigurisht që është një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalisht, është një ndeshje gjysmëfinale e Kupës një trofe në lojë që ne do të bëjmë maksimumin por sidomos në ndeshjen e radhës që e kemi nesër.
KUKËSI– Skuadra e Kukësit sidomos me ardhjen e Devolli ka rritur agresivitetin në fushën e lojës, ka ndryshuar pak por ne gjithsesi i kemi idetë e qarta për ndeshjen e nesërme.
GJENDJA E SKUADRËS- Momentalisht vetëm Meta është i dëmtuar dhe pjesa tjetër është e gatshme, mendoj qe e kemi grupin e plotë.
EUROPA- Jemi dy ndeshje larg finales nëse ne do të kalojmë, Kupa është një rrugë që të çon në Europë, por s’duhet të harrojmë as ndeshjet e kampionatit. Nuk mendoj që është një problem kemi pasur problem psikologjike edhe për mungesë të rezultateve, nuk se kemi lojtarë të dobët në mbrojtje mund të themi që i kemi më të mirë në kampionatin shqiptar por mungesa e rezultateve ka sjellë pak ngarkesë psikologjke. Nuk mund të them që Kupa është rrugë e shkurtër dhe kampionati është rrugë e gjatë pasi edhe në kampionat nuk është se jemi larg vendit të katërt, por sigurisht Kupa është një mundësi për të kapur Europën”, përfundoi ai.