Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar sot shtrëngim të masave ndëshkuese për të gjithë ato subjekte apo biznese që kapen në shkelje apo që bëjnë evazion tatimor.
Po ashtu ajo paralajmëroi ndëshkime edhe për bizneset që nuk deklarojnë pagat e plota të punonjësve.
“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin
Ne kemi marrë masa e kemi analizuar ku duhet të ndërhyjmë me përshkallëzimin e gjobave.
Më konkretisht do bëjmë disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore e në shkeljet, nëse më parë kishte rivlerësim apo gjobë të barabartë me 100% të totalit të rilverësimit tani do shkojmë në 200%.
Do dyfishojmë masën për mosdeklarimin e punonjësve si dhe për fshehjen e pagës për bizneset e mëdha si dhe për mosdeklarimin e saktë të pagës nga punonjësit.
Sa i përket ligjit për inspektimin në punë s’do jetë më mundësia për dhënien e një rekomandimi për një biznesin po dhe aty do kalojmë në penalitete.”-tha Ibrahimaj.