Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision, si çdo muaj ka publikuar në YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite. E në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, fansat e Eurovisionit kanë hasur në një çudi, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë.
Është pikërisht kënga “Zjarr e ftohtë” e këngëtarit shqiptar Luiz Ejlli. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këtë këngë.
Që pas hyrjes së tij në spektaklin Big Brother VIP Albania 2, ai është kthyer në një senzacion në rrjetet sociale. Kënga kishte vetëm afro 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube.
Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga që përfaqëson Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.
2 comments
ARTIST I LINDIR .LLURAT PREI ZOTIT TANA VYRTYTET E NJI ARTISTI . CHE DIO CI AIUTO E VI BENEDICA BELLO A TE ANCHE TUA FAMIGLIA MERAVIGLIOSA 💋 💖 👏 💋 💖 👏
I uroj fitore Luizit eshte ma i miri