E BUJSHME/ Futbollisti braktis Kosovën, i bashkohet Kombëtares, trajneri sulmon Dukën: Duhet të ndalë…

by KLIKOJE.AL

Etnik Brruti se ka vendosur të “braktisë” përfaqësuesen e Kosovës për kombëtaren shqiptare. Një lajm i bujshëm vjen nga mediat në Kosovë.  21-vjeçari shihej me mjaft perspektivë nga “Dardanët” edhe për kombëtaren A, teksa te Kosova U-21 mbante edhe shiritin e kapitenit. Por siç duket një ftesë nga FSHF-ja i ka ndryshuar mendjen të riut për të veshur fanellën  kuqezi.

Etnik Brruti

Aktualisht kujtojmë se Brruti është një lojtar i Malishevës në Superligën e Kosovës, ku në 23 ndeshje të luajtura në këtë sezon ka mundur të shënojë 1 gol dhe të dhurojë edhe 3 asiste.

Gjithashtu vlen të theksohet se vetëm pas disa ditësh pritet që Sylvinho të shpallë edhe listën e të grumbulluarve për kualifikueset e Kupës së Botës, ku kuqezinjtë do të luajnë me Anglisë më 21 mars dhe 3 ditë më pas me Andorrën në Tiranë.

Afrim Tovërlani, trajneri i përfaqëueses te Kosova U-21 u shpreh.

“Po, Etniku na ka thënë se po e zgjedh Shqipërinë për shkak të pasaportës shqiptare, përmes së cilës mund te transferohet më lehtë në Rusi. Lojtarët tanë po mashtrohen nga disa kuazi-menaxhera, që po i joshin dhe po i mashtrojnë”, tha ai.

Ai pati edhe kritika ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, që sipas tij nuk po e ndalin këtë trend.

“Nuk kam koment për lojtarët që po e tradhëtojnë fanellën Dardane dhe që po luajnë me punën, mundin dhe djersën tonë. Këtu kanë faj edhe Duka dhe FSHF që nuk po e ndalin këtë trend. Ne nuk kemi forcë e fuqi që të punojmë për dy ekipe (Kosovë dhe Shqipëri)”, përfundoi Tovërlani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.