Ka mjaft këshilla për të ndihmuar në frenimin e shenjave të plakjes por ka edhe një tjetër, për të cilën shumë prej nesh nuk e kanë dëgjuar: fjetja në një krah ose në bark mund të shkaktojë formimin e rrudhave në fytyrë. Sipas Dr. Farah Moustafa, një dermatologe në Qendrën Mjekësore Tufts, duke fjetur vazhdimisht në anën tonë të preferuar ose në bark, fytyra shtyhet pas jastëkut.
Ky presion në lëkurë mund të shkaktojë formimin e rrudhave. Linjat e shkaktuara nga gjumi zakonisht shfaqen si rrudha vertikale, ndërsa linjat horizontale të shprehjes krijohen kur një person bën lëvizje të fytyrës si ngritja e vetullave. Ndërsa plakemi, linjat e gjumit, ngjashëm me linjat e shprehjes, fillojnë të marrin formë të përhershme në vend që thjesht të zhduken pas disa orësh.
Kjo ka të ngjarë për shkak të humbjes së kolagjenit të trupit me kalimin e kohës. “Unë mendoj se ka padyshim një përfitim nga gjumi me shpinë për të shmangur shumë nga forcat e ngjeshjes në fytyrë që krijojnë linja me kalimin e kohës,” tha Moustafa.
Burimi: NY POST