“Është Rehageli i shqiptarëve”, media greke krahason Sylvinhon me ish-trajnerin që i dha Europianin helenëve

by KLIKOJE.AL

Kur Sylvinho mori pankinën e kombëtares së Shqipërisë, ai kishte një aventurë të dështuar te Lyon dhe një tjetër te Corinthians në CV e tij.

Zgjedhja e Sylvinho-s fillimisht dukej e pavend, por braziliani futi shpirtin sulmues, bashkimin dhe në fund një ekip që ka humbur vetëm një herë në nëntë ndeshje dhe atë në debutimin e tij, një humbje 1-0 ndaj Polonisë. Gazeta greke “Oneman.gr” ka publikuar një artikull ku shkruan për teknikun brazilian, madje duke e konsideruar edhe si “Otto Rehhagel-in” e shqiptarëve:

“Atë ditë praktikisht gjithçka përfundoi dhe një brazilian u bë, deri tani, personi i dytë më i popullarizuar në vendin me 2.76 milionë banorë. Si për të thënë, “Otto Rehhagel” e shqiptarëve në periudhën e pas Euro 2004.” Shkruan gazeta greke.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.