Ministri Ulsi Manja, ka replikuar me kreun e PD Sali Berisha, i cili është larguar tashmë nga salla, duke u shprehur se ai ishte në vështirësi dhe se kjo ishte arsyeja pas sulmeve ndaj organeve të drejtësisë.
“Do kisha dëshirë të ishte këtu Saliu po kështu e ka ai vjen ikën se s’ka çfarë thotë. Dihet qëndrimi i tij në raport me reformën në drejtësi.
Ka qenë kundërshtar i ashpër që në ditën 1.
Ajo që është e re sot është sulmin që u bëri institucioneve të drejtësisë sot, tregon që drejtësia po funksionon, është e pavarur dhe në rrugën e duhur.
Sepse sa herë që ka zor ky njeri sulmon drejtësinë e ka pasur në ADN se ishte mësuar të mbante në paradhomë zyrtarët e lartë të drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, kryetarin e Gjykatës së Lartë, drejtuesit e prokurorive dhe i thoshte bjerini opozitës. Sot e pashë që ka hall. Drejtësia e re më në fund në këtë vend ka nisur të lëvizë në drejtimin e duhur. Sa për të tjerat, janë e shkuar”, tha ministri.