Erzeni luan “finalen” e sezonit, Bylis ka në krahë statistikat

Erzeni dhe Bylis do të ndeshen në datën 17 maj në një ndeshje shumë të rëndësishme për fatet e të dyja skuadrave në garë për mbijetesën me shijakasit të favorizuar. Nga vendi i shtatë, skuadra e Xhevahir Kapllanit synon të fitojë 3 pikë që do ta largonin përfundimisht nga zona “Play-Out” ku Kukësi vazhdon të mbetet dhe i pafuqishëm për të dalë nga ujerat e turbullta.

Gjithsesi në këtë sfidë Bylisi ka ndoshta shansin e fundit për të synuar mbijetesën dhe transferta e Durrësit projektohet shumë e nxehtë për të dyja skuadrat. 8 ndeshje rresht pa fitore për shijakasit janë vërtet shumë ndërsa diferenca në klasifikim mes dy skuadrave është 6 pikë e në rast të një surprize në Niko Dovana, situata mund të komplikohet shumë për debutuesit që u kthyen në superiore pas vitesh mungesë.

Ndalesa e gjatë 10-vditore do të ndihmojë gjithashtu Bylisin të riorganizojë idetë ndërsa trajneri Shensoji do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën për ta përgatitur sa më mirë këtë përballje që mund të konsiderohet edhe si finale për mallakastriotët. Në këtë sfidë, Bylis ka në krah statistikat pasi kryeson me një fitore dhe dy barazime ndërsa disfatën e parë sezonale, Erzenit ia shkaktoi pikërisht skuadra ballshiote me atë fitore 4-1.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…