Erzeni e më pas derbi me Partizanin. E megjithatë për Tiranën ka shumë pak kohë për të menduar dhe në këndvështrimin e Albi Dokës nuk duhet bërë asnjë llogari. “I marrim ndeshjet një e nga një. Me trajnerin kemi biseduar disa herë dhe gjithmonë na ka ftuar që të përqëndrohemi në takimin e radhës. Ndeshja me Erzenin ka fokusin tonë”, tha Doka.
Starti i kampionatit ishte ai i duhuri me një defiçit prej vetëm dy pikësh nga totali i mundshëm. Doka megjithatë nuk përfshihet nga euforia, edhe pse është i ndërgjegjshëm për forcën e skuadrës. “Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe nuk duhet të shikojmë shumë atë çfarë kemi arritur deri tani ku në katër javë numërojmë tri fitore dhe një barazim”, tha mbrojtësi i Tiranës.
Doka shënoi edhe golin e parë me bardheblutë, pas rikthimit këtë verë. Mbrojtësi ishte autori i golit të dytë, që praktikisht hipotekoi rezultatin kundër Kukësit.