401
Silvio Zogaj u largua nga Flamurtari disa ditë më parë. Sulmuesi u transferua në merkaton e verës, me 26-vjeçarin që arriti të shënonte tre herë në 15 ndeshje. Mësohet se Silvio Zogaj ka arritur akordin me Erzenin duke u rikthyer përsëri në Abissnet Superiore ku për herën e fundit ishte pjesë e Kastriotit.
Në të kaluarën lojtari që luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë numëron paraqitje me ekipet e Luftëtarit,Laçit,Vllaznisë,Teutës,Kastriotit dhe Flamurtarit.