215
Pas shumë largimeve, Erzeni po mendon të forcojë skuadrën për të qenë gati për sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Mësohet se klubi shijakas ka afruar Agustin Rojas. Futbollisti argjentinas është pjesë e skuadrës së dytë Racing Club.
Mbetet të shihet se sa efekt do të ketë 24-vjeçari, por duhet thënë se në të shkuarën kanë ardhur argjentinas që kanë bërë mjaft mirë në futbollin tonë, më i freskëti Agustin Torasa. Rojas bëhet afrimi i dhjetë i Erzenit në këtë verë, teksa janë larguar edhe plot 15 lojtarë, që kishin rol kyç në sezonin e shkuar.