Ernest Gjoka, trajneri i Skënderbeut në përfundimin e ndeshjes doli në prononcim për mediat. Tirana mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
“Ndeshja deri diku ishte e barabartë, e cila u nda tek penalltia. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme që duhet të luftonim gjithçka. Kjo humbje na fut në shumë ngarkesë psikologjike. Ne do vazhdonim të ishim në idetë e pjesës së parë, ndoshta kishte ndonjë moment të vështirë.
Ne kemi patur problematikat tona me Nikaj, të vijë në formën më të mirë është e vështirë. Ne po mundohemi të japim më të mirën e mundshme me organikën që kemi. Situata rëndohet, skuadra u mundua të japë maksimumin, matematikisht do jemi në lojë. Ekipi do japë maksimumin, ishalla herën tjetër kemi fat të marrim edhe ne një penallti”, u shpreh Ernest Gjoka.
LEXO ME SHUME:Tirana merr suksesin me penalltinë e fituar nga 16-vjeçari, Skënderbeu “tërbohet” me arbitrin Prenga (video)
Tirana merr një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 dhe arrin të ngjitet në vendin e shtatë dhe të largohet nga zona e ftohtë. Një gol i Bajrovic në fund të ndeshjes nga pika e bardhë vendosi gjithçka.
Fitorja erdhi nga stoli ku kryeqytetasit ishin plot mungesa për shkak të lojtarëve të pezulluar dhe dënuar. Ishte minuta e 82-të, kur Serxho Vogli vetëm 16-vjeç fitoi penalltinë. Gjyqtari Klodian Prenga tregoi nga pika e bardhë. Më pas e mori përsipër Bajroviç, që e ktheu në gol. Dyshja Vogli-Bajroviç u treguan vendimtarë, ndërsa bardheblutë tashmë janë jashtë zonës së ftohtë.