“Abuzojmë shumë përpara porte”, Ernest Gjoka zbulon problemin e Skënderbeut: Është kampionat i vështirë

by KLIKOJE.AL

Ernest Gjoka foli pas ndeshjes që Skënderbeu fitoi me Ilirinë. Korçarët ia dolën të triumfonin me rezultatin e pastër, 2-0.

Gjoka deklaroi:

“Jemi ndërtues të një skuadre që nuk duhet të gabojmë. Kemi atë sëmundje që abuzojmë shumë para portës. Në fund të ditës këto 3 pikë shumë të vlefshme, ky kampionat shumë specifik dhe po mësohemi edhe ne me këtë specifikë që kanë këto klube.

Kur në një skuadër krijohen automatizmat, diçka është më e qartë dhe më e qetë. Është kampionat i vështirë, moment që sado duhet që të ruash qetësinë, hy në vorbullën e ndeshjes, presionit dhe acarimit. Kjo ndonjëherë na nxjerrin jashtë detyre, dhe duhet të mësohemi tani. Kjo skuadër duhet të mësohet me realitetin e ri. Ky është realiteti dhe ne duhet të përshtatemi. Për automatizmat kemi kohë që po punojmë. Është çështje presioni, që nxitohemi. Nuk është “black-out”. Duhet të mësohemi dhe të përshtatemi me këtë kategori”, u shpreh Ernest Gjoka për “RTSH”.

LEXO ME SHUME:Skënderbeu likujdon Ilirinë, dy gola fundosin ekipin nga Fushë-Kruja (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.