Tirana ka një transfertë të vështirë të hënën ndaj Skënderbeut, që duke parë renditjen, kthehet një “finale” për zonën “Final 4”. Trajneri Erbim Fagu pohoi se bardheblutë shkojnë vetëm për tri pikët.
FJALËT E ERBIM FAGUT
SKËNDERBEU-Skënderbeu në ndeshjet e fundit ka shfaqur lojëra të mira. Pozitat janë të tilla në klasifikim që na intereson vetëm 3 pikët, kështu që ne po përgatitemi për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.
TITULLI KAMPION- Për momentin nuk mund të flasim për titullin, pasi fillimisht duhet të kapim Final-Four. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe kualitete. Skuadra është ndërtuar që në fillim për të fituar titullin, por në momentin që po flasim, e rëndësishme është të kapim Final 4, pastaj të shohim play-off-in.
SKËNDERBEU DHE FORMA FIZIKE– E dyta mund të jetë problem, por kemi punuar këto ditë nga ana psikologjike me lojtarët, kështu që secili nga lojtarët do të japë maksimumin për të marrë fitore.
LODHJA NË KUPË-Tirana është mësuar të luajë cdo tri ditë, duhet ta shohim edhe se si do të marrë rrjedha e lojës. Nuk besoj se kjo do të ndikojë gjatë sfidës, futem me objektivin për tri pikët. Përfundoi Erbim Fagu.
LEXO MË SHUMË: Tirana luan sezonin ndaj Skënderbeut dhe Fagu pankinën, konfirmimi i teknikut në të ardhmen lidhet me objektivat
Tirana është thirrur në çështje për të luajtur praktikisht fatet e sezonit të tyre për pjesëmarrjen në Final-Four, por edhe për klubin, lojtarët dhe teknikun Fagu. Konfirmimi i tij për sezonin e ardhshëm lidhet ngusht me objektivat të kompromentuar keq në të dy frontet.