Hijet e shkarkimit vërtiten rreth Dobit, trajneri rrezikon largimin nga Teuta

Enkeleid Dobi

Humbja 2-1 me Partizanin mund të rezultojë fatale për trajnerin e Teutës, Enkeleid Dobi. Durrsakët pësuan golin e dytë në kohën shtesë dhe pas javës së 20-të të Abissnet Superiore e shohin veten në vend të 6-të, pasi janë parakaluar nga Partizani, edhe pse me pikë të barabarta.

Teuta ka pasur një ecuri negative që në fund të 2025-ës dhe vazhdon edhe tani në 2026-ën. “Djemtë e detit” kanë marrë vetëm 3 pikë në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, me 3 barazime dhe 2 humbje. Diferenca me vendin e 4-t është 7 pikë, duke vënë në rrezik objektivin për të shkuar në “Final 4”.

Klubi durrsak pritet të analizojë situatën aktuale, për të marrë më pas një vendim, nëse do të vazhdojë me teknikun në stol, apo do të kemi një ndryshim, , aty ku Orges Shehi prej muajsh po përflitet për t’u ulur në stol te durrsakët. Enkeleid Dobi e mori drejtimin e Teutës në verë dhe sezonin e nisi mirë, por rezultatet e fundit e kanë vënë në dyshim të fortë pozicionin e tij.

Ndeshjen e radhës durrsakët e kanë me Vorën, më 25 janar.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…

1 comment

Flamurtari zyrtarizon dy goditje në merkato 21/01/2026 - 19:46
[…] LEXO ME SHUME:Hijet e shkarkimit vërtiten rreth Dobit, trajneri rrezikon largimin nga Teuta […]

Comments are closed

Add Comment