Emiliano Martinez nuk ndalet, pas talljes me Mbappen tani tallet me një futbollist tjetër francez

by KLIKOJE.AL

Emiliano Martinez është një nga futbollistët më të dashur në Argjentinë, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për në Francë pasi është ndër më të urryerit.

Portieri argjentinas ishte hero për kombin e tij në finalen e madhe të Kupës së Botës, kur priti fillimisht një gjuajtje fantastike nga Kolo Muani në minutën e fundit, para se të jetë vendimtar edhe në ekzekutimin e penalltive.

Martinez priti penalltinë e Kingsley Coman, derisa tani bëri që edhe Aurelien Tchouameni të humbas nga 11 metërshi.

30-vjeçari u tall me Kylian Mbappen në dy raste, fillimisht në zhveshtore gjatë festës duke kërkuar një minutë heshtje për sulmuesin francez.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1604594960665382914?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1604594960665382914%7Ctwgr%5Ed65a733433dcc4a530583317bac4c2490bc4bfc1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Femiliano-martinez-nuk-ndalet-pas-mbappes-tani-tallet-nje-futbollist-tjeter-francez%2F

Ndërkohë tallja e dytë për Mbappen ishte në Buenos Aires kur gjatë paradës me autobus të hapur, Martinez kishte një kukull në krahët e tij dhe i kishte vendosur një maskë me fytyrën e Mbappes.

Por pas sulmuesit të PSG-së, Dibu Martinez ka vendosur të tallet edhe me mesfushorin e Real Madrid, Aurelien Tchouameni që e humbi penalltinë e tretë në finale.

“E di që gjuajtjet e penalltive janë një nga pikat e mia të forta, kundërshtarët më respektojnë për këtë dhe më kanë thënë kështu”, tha Martinez.

Gjatë festës në qytetin e tij të lindjes, Martinez tha se e dinte që Tchouameni do ta humbiste penalltinë pasi luajti me fjalë me të.

“Kur prita penalltinë e parë në finalen e Kupës së Botës të Kingsley Coman, e di që futbollisti tjetër do të ishte shumë nervoz”.

“Unë u përpoqa ta luaja mendërisht duke e hedhur topin tutje, duke folur me të dhe ai humbi golin, dhe q*** të gjitha”, deklaroi Martinez duke qeshur. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.