Elton Guranjaku shkon në Itali dhe binjakëzon Elbasanin me Bolognan: Urojmë që bashkëpunimi të jetë i frytshëm

Elton Guranjaku

Elton Guranjaku ka mbajtur një takim në klubin e Bolonjës, si drejtori sportiv i Elbasanit. Klubi verdheblu ka treguar për bashkëpunimin që pritet në ardhmen ku përfshihet shkëmbimi i eksperiencave te të rinjtë, trajnerët e moshave, por dhe skuadrën e parë.

Të pranishëm nga Bolognia ishin drejtori teknik Sartori, drejtori i Akademisë Margoto dhe skauti Francesko Felici. Një hap shumë i rëndësishëm për klubin nga  drejtori sportiv Elton Guranjaku.

Njoftimi i Elbasanit:

“Eshte mbajtur nje takim ne ambjentet e klubit kuqeblu midis dy klubeve Elbasani dhe FC Bologna per nje bashkepunim ne te ardhmen, per shkembim eksperiencash ne sektorin e te rinjve, te trajnereve te moshave, si dhe ne skuadren e parw. Falenderojme Drejtorin Sportiv Giovani Sartori, scoutin Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademise Bologna FC Flavio Loris Margotto per mikpritjen dhe urojme qe ky bashkepunim te jete i frytshme per te gjithe palet!”

LEXO ME SHUME:Dinamo fiton mes spektaklit dhe golave, Ilir Daja i jep fronin bluve duke mposhtur Elbasanin (video)

HUMBJA NDAJ DINAMOS

Dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen e fundit të Superiores për këtë javë. Elbasani u mund në impiantin e vetë me shifrat 3-1.Dinamovitët kaluan të parët në avantazh në pjesën e aprë falë një keqkuptimi mes Abaloras dhe Lulajt. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të “Nëndetëses”, edhe pse ekulibrat ishin të dukshme.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)