94
Elbasani ka paraqitur edhe një herë “kredencialet” e skuadrës pretendente për titullin kampion me një fitore shumë të rëndësishme përballë Dinamos me rezultatin 1-0 në një ndeshje që ka dhuruar emocione deri në fund. Sfida ishte e hapur, me raste në të dy portat, por u ndikua nga kartoni i kuq i Alijit i cili ndali në mënyrë të gabuar të pakapshmin Diallo si lojtar i fundit. Kjo i dha epërsinë numerike në fushë ekipit verdheblu që e shfrytëzoi dhe gjeti golin me anë të Bunjakut.
Me këtë fitore, Elbasani merr kreun në kuotën e 7 pikëve, një më shumë se Vllaznia që dje fitoi ndaj Partizanit me rezultatin 4-1.