Elbasani ka bërë lëvizjet e para në merkaton e dimrit.Një qendërmbrojtës nga Lituania dhe një mesfushor nga Nigeria, me të cilët verdheblutë kanë rënë paraprakisht dakord dhe priten vetëm detajet e fundit që ata të veshin fanellën.
Sigitas Olberkis do të vijë nga kampionati lituanez në Elbasan. Dy sezonet e fundit ai ka qenë pjesë e skuadrës së FA Siauliai. Vlen të theksohet se është pjesë e kombëtares së Lituanisë, ku shihet si një ndër futbollistët më cilësorë në vendin e tij.
Abas Ibrahim është një mesfushor nga Nigeria, por që karrierën e tij e ka ndarë mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, nga vjen së fundmi. Te Elbasani pritet qe ai të mbulojë qendrën e mesfushës, ku rolin e tij natyral ka atë para mbrojtjes, pra është një shkatërrues i mirëfilltë. Tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Ziras në elitën azere, ku një sezon më parë është shpallur nënkampion.
LEXO ME SHUME; E FUNDIT/ Elbasani “peshkon” te Tirana, drejt firmës me lojtarin më të spikatur (FOTO)
Elbasani nis merkaton në hyrje. Fjoart Jonuzi mund të konsiderohet i larguar nga Tirana, teksa mundon vetëm konfirmimi nga palët. Po jo vetëm kaq pasi janë edhe 5 futbollistë të tjerë që janë me “valixhe” në duar. Pas Arhan Isuf, Tirana është gati të largojë mesfushorin. 28-vjeçari është në listën e dëshirave të disa klubeve dhe Tirana mund ta largojë për t’u liruar nga paga e tij, pasi rëndon shumë në bilancet e klubit bardheblu. Kohët e fundit lojtari nuk ka qenë në pritshëritë që priste Magani, kjo shkaktuar nga problemet fizike që ka shfaqur lojtari, dhe në klub janë të bindur se palët duhet të ndërpresin bashkëpunimin.