Elbasani fiton pas 8 javësh mungesë dhe “zhyt” Bylisin në fundin e klasifikimit

Elbasani ka fituar përballë Bylisit sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.

Gjithçka nisi keq për Bylisin, me kapitenin Marin Abazaj që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të. Por në minutën e 4-të shtesë të pjesës së parë, ballshiotët gjetën surprizisht avantazhin me Malomo.

Megjithatë, pjesa e dytë foli e gjitha për Elbasanin, të cilët përmbysën me dy gola të Lleshit dhe një të Kasës.Me këtë fitore, Elbasani shkon në kuotën e 21 pikëve, në vendin e 5-të. Në krahun tjetër, me vetëm 13 pikë pas 16 ndeshjesh, Bylis mbetet në vendin e fundit në tabelën e renditjes.

Related posts

Pa Europë dhe titull, verë e nxehtë dhe me shumë ndryshime për Partizanin

JUVENTUS-TORINO NË KAOS! Ndeshja drejt shtyrjes,Lokatelli thirret nga tifozët: Mos e luani ndeshjen (video)

Elbasani “asfalton” Dinamon që në pjesën e parë, titulli ndahet mes tyre dhe Egnatias (video)