Elbasani fut në krizë Partizanin, Bytyçin e lënë nervat (video)

by KLIKOJE.AL

Elbasani fiton ndeshjen më të rëndësishme, atë kundër Partizanit që i jep një goditje të fortë psikologjike të kuqve pas disfatës javën e kaluar kundër Vllaznisë. Duhej një reagim, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Elbasani fitoi 1-0 në një ndeshje me ritëm e intensitet. Partizani e nisi lojën me energji për të ndryshuar fatet e ndeshjes Elbasani priti momentin dhe e spostoi sërisht lojën në gjysëmfushën kundërshtare.

Në minutën e 36, Bunjaku kalon në avantazh skuadrën e trajnerit Gvozdenoviç. Sulmuesi godet saktë nga e djathta e zonës pas asistit të Qoses, duke përshëndetur rrjetën e Alban Hoxhës.Në pjesën e dytë, gjërat do të vështirësoheshin për Partizanin kur në minutën e 59′ Alban Bytyçi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Tsague. Një përballje që u bë e lehtë për Elbasanin që ruajti avantazhin deri në fund. Me këtë sukses, verdheblutë ruajnë vendin e parë në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Partizani rrëshket në klasifikim, me 4 pikë në vendin e pestë.

LEXO ME SHUME:KATEGORIA E PARË/ Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, plotësohet tabloja e javës së katërt

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.