Sfida e titullit nis me dramë: Egnatia pa staf, Elbasani gati për goditjen

Elbasani

Elbasani-Egnatia hap javën e 29-të të Abissnet Superiore. Një sfidë e fortë rivalësh për titullin kampion, por që në këtë 90-minutësh vijnë në kushte të ndryshme, me verdheblutë të favorizuar dhe jo pak. Përveçse luan në fushën e vet, me tifozët në krah, si dhe ka dy pikë avantazh ndaj Egnatias, skuadra e trajnerit Ivan Gvozdenoviç ka edhe bonuse të tjera në anën e saj. Kampionët në fuqi vijnë pa Xhemajlin të skualifikuar nga kartoni i kuq ndaj Vllaznisë dhe pa Aleksin të dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

Por mbi të gjitha rrogozhinasit nuk do të kenë asnjë përfaqësues të stafit teknik në stol. Trajneri Edlir Tetova u dënua me 6 muaj nga Disiplina, ndërsa gjithë ndihmësit e tij u pezulluan nga 5 ndeshje. Një situatë e pazakontë kjo për Egnatian dhe për futbollin shqiptar në tërësi.

Edhe te Elbasani kanë mungesa, ku më e rëndësishmja është ajo e portierit Janaçek, i dëmtuar rëndë në Vlorë. Megjithatë, nisen favoritë për fitore në këtë sfidë, duke shpresuar edhe në ndonjë ndalesë të Vllaznisë kryesuese nga Dinamo.

LEXO ME SHUME:Postimi që djeg Dinamon: Vllaznia ndez përballjen, Daja në alarm! (FOTO)

Related posts

Alarm te Partizani, titullari i sulmit përfundon në operacion pas dëmtimit me Vorën (FOTO)

“Shkërmoqet” sulmi i Kombëtares, pas Manajt një tjetër dëmtohet dhe mungon ndaj Polonisë

FSHF “përkulet” para Preknicajt, supergoli i lojtarit të Pogradecit merr vlerësimin maksimal (video)

1 comment

Elbasani, mesazh i fortë i Gvozdenovic: Do luftojmë për tifozët... 19/03/2026 - 16:00
[…] LEXO ME SHUME:Sfida e titullit nis me dramë: Egnatia pa staf, Elbasani gati për goditjen […]

Comments are closed

Add Comment