EKSKLUZIVE/ Partizani bojkton seancën stërvitore para derbit? Ja çfarë po ndodh me klubin e kuq

Derbi i kryeqytetit vijon të jetë kryefjalë e çdo medie sportive në vend. Përballja Tirana-Partizani që do të luhet ditën e mërkurë, padyshim do të vendosë shumë për fatet e kampionatit.

Skuadra e Collella-s ndodhet 2 pikë pas bardhebluve që duhen rikuperuar në mënyrë që fati për titullin kampion të varet vetëm nga këmbët e tyre. Megjithatë në orët e fundit Klikoje Sport ka mësuar se ditën e shtunë dhe të dielë ekipi nuk është paraqitur për t’u stërvitur.

Kjo nuk ka të bëjë me pushimin që mund ti ketë dhënë stafi, por sepse lojtarët kanë tre muaj pa u paguar, dhe në një situatë të tillë lojtarët kanë vendosur të mos stërviten. Një kambanë e fortë për drejtuesit në prag të derbit, që detyrimisht do ta zgjidhin këtë ngërç financiar para derbit.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)