Lëvizje të rëndësishme në merkato për kampionët në fuqi. Arbenit Xhemajli është shumë pranë zyrtarizimit te Aktobe, me klubin kazak që ka mbyllur marrëveshjen me Egnatian për transferimin e mbrojtësit. Prezantimi i tij pritet të bëhet në orët në vijim, ndërsa aventura e re vjen në prag të nisjes së sezonit në Kazakistan.
Sinjalet për largimin e tij u dhanë menjëherë pas triumfit ndaj Dinamos, ku vetë lojtari la të kuptohej se cikli në Superiore po mbyllej. Xhemajli largohet si një nga shtyllat e repartit difensiv dhe një figurë lideri në dhomat e zhveshjes.
Për Egnatian, ky transferim përkthehet në një përfitim të rëndësishëm financiar, por edhe në humbjen e një elementi kyç të formacionit. Mbrojtësi ishte ndër futbollistët më të vlerësuar dhe më të paguar të skuadrës, së bashku me Aleksin dhe Fernandon.
Ndërkohë, rrogozhinasit kanë kthyer fokusin te kampionati. Të shtunën i pret një përballje delikate ndaj Partizanit në “Arena e Demave”, një test i fortë për të matur reagimin e ekipit pas kësaj lëvizjeje të bujshme në merkato.