Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

by KLIKOJE.AL

Egnatia vjen në prag të sfidës së fundjavës së ardhshme ndaj Bylisit me jo pak probleme, në një moment delikat të sezonit ku çdo mungesë peshon dyfish. Goditja më e madhe vjen nga mungesat për shkak kartonësh, që praktikisht e lënë ekipin të cunguar në një nga repartet më të rëndësishme. Kapiteni Albano Aleksi do të mungojë sërish, duke vuajtur një pezullim të gjatë prej pesë ndeshjesh. Një mungesë që rëndon jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në lidershipin brenda skuadrës. Atij i shtohet edhe Altin Kryeziu, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe detyrohet të qëndrojë jashtë.

Ndërkohë, Flamur Ruçi është i pezulluar pas kartonit të kuq, duke e komplikuar edhe më shumë situatën. Me këto mungesa, Egnatia praktikisht mbetet pa boshtin e mesfushës, duke detyruar trajnerin të improvizojë. Spostimet dhe “arnimet” duken të pashmangshme, ndërsa alternativa të reja do të duhet të provohen në një ndeshje ku gabimet nuk falen.

Në këto kushte, tekniku Edlir Tetova pritet të bëjë zgjedhje të detyruara, duke riorganizuar repartet dhe duke i besuar lojtarëve që zakonisht nuk kanë pasur shumë minuta. Kjo situatë mund të sjellë edhe surpriza, por mbetet për t’u parë nëse ekipi do të arrijë të ruajë ekuilibrin në fushë. Në mes të gjithë këtyre problemeve, lajmi pozitiv vjen nga mbrojtja. Arbenit Xhemajli rikthehet në dispozicion pasi ka shlyer pezullimin e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Ernest Muçi, Trabzonspori në alarm para supersfidës 29/03/2026 - 21:05

[…] LEXO ME SHUME:Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën! […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.