Egnatia mundi skuadrën e Laçit me shifrat 1-2 në Kurbin, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dy skuadrat por që në fund pa rrogozhinasit triumfues. Gjithçka u hap në minutën e 23-të kur Melo realizoi me kokë nga një krosim i ardhur nga goditja e këndit, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm të tijve. Gjatë pjesës së dytë, Egnatia u duk që kishte hyrë me një fytyrë tjetër, dhe këtë gjë e provoi kur shënoi dy herë brenda pak minutave, me anë të Ibrahimoglu dhe Montenegros.
Me këtë rezultat tashmë, Egnatia shkëputet në vendin e parë dhe krijon diferencën me 9 pikë nga Vllaznia e vendit të dytë, por që këta të fundit kanë akoma një ndeshje me Teutën për të rikuperuar. Për sa i përket Laçit, ndodhen akoma në vendin e shtatë, 1 pikë larg durrsakëve që kanë ndeshjen për të rikuperuar ndaj shkodranëve.