Në javën e shtatë të Kategorisë Superiore spikat takimi mes Egnatias dhe Partizanit që do të luhet ditën e premte në orën 16:00.
Dy ekipet që rivalizuan për titullin kampion një sezon më parë do të përballen në Rrogozhinë. Mësohet se trajneri Edlir Tetova do të duhet të improvizojë në mbrojtje. Mësohet se përvec Dylis të dëmtuar probleme fizike kanë shfaqur edhe Alijev e Xhemajli. Të dy qendërmbrojtësit u dëmtuan kundër Elbasanit dhe gjasat që të mos jenë titullar kundër Partizanit janë të mëdha.
Si për ironi të fatit edhe kapiteni Renato Malota nuk është në kontigjentin e tij më të mirë fizik dhe për pasojë nuk ka luajtur titullar në dy sfidat e fundit. Duhet përmendur që edhe Fangaj ka probleme fizike. Në keto kushte gjasat janë të medha që Albano Aleksi të spostohet ne qendër të mbrojtjes.