Egnatia tregon se është skuadra për t’u mundur, fiton ndaj Teutës dhe e mbyll vitin në krye (video)

by KLIKOJE.AL

Egnatia mposhti Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 0-1, duke u shpallur kështu kampione e dimrit. Një përballje tepër emocionuese që pati gjithçka, teksa në fund ishin rrogozhinasit ata që festuan falë golit të Kastriot Selmanit dhe pritjeve shpëtimtare të portierit Dajsinani.

Në minutën e 58-të, Teuta gjeti rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Falë këtij triumfi Egnatia u ngjit në kuotën e 37 pikëve në 18 javë. Kjo ishe fitorja e 11-të në total për ekipin e Tetovës. Teuta mbetet në vendin e pestë me 25 pikë.

LEXO ME SHUME;Kryeqyteti vishet blu! Dinamo përmbys Partizanin në stilin alla Ilir Daja, Skukës i anulohet gol (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.