Egnatia triumfon me nerva çeliku dhe arrin finalen e katërt radhazi, Elbasani dorëzohet te penalltitë (video)

Ndeshja mes Elbasanit dhe Egnatias u karakterizua nga ritëm i lartë dhe emocione deri në fund. Në minutën e 11’, Egnatia kaloi në avantazh pas një kundërsulmi të shpejtë nga krahu i djathtë. Bakajoko harkoi saktë në zonë dhe Gruda finalizoi pa gabim, duke dërguar topin në rrjetë për 0-1.

Elbasani reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 57’. Pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Loukili, topi shkoi te Musta, i cili me kokë shënoi për 1-1. Lojtarët e Egnatias protestuan, duke pretenduar se nuk duhej akorduar këndorja. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, duke e çuar ndeshjen në shtesa. Në 15 minutat e para të shtesës, asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Pas një përballjeje të fortë edhe në vazhdim, fituesi u përcaktua nga goditjet e penalltive me 2-4. Lojtarët e Egnatias u treguan më të saktë nga pika e bardhë, duke siguruar kualifikimin në finale.

Egnatia

Related posts

“Duhej të ishim më agresivë që në fillim”/ Ivan Gvozdenovic pas eleminimit nga Kupa: Jam shumë i mërzitur

Nga dy humbje te finalja e Kupës, Brahja zbulon çelësin e suksesit: Ndryshimi në skemë dhe ekuilibri ndaj kundërsulmeve

Sinan Idrizi bën prapakthehu, rikthen nga pezullimi mbrojtësin