Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)

by S.M

Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Partizanit, duke u imponuar me rezultatin 2-1 në një përballje të fortë dhe plot emocione, e vendosur vetëm në minutat shtesë të ndeshjes. Takimi u zhbllokua në minutën e 40-të, kur Buriç përfitoi nga një aksion i ndërtuar mirë nga vendasit dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Egnatias në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Partizani u përpoq të barazonte shifrat, por u përball me një mbrojtje të organizuar mirë të skuadrës së drejtuar nga stafi teknik rrogozhinas. Dramatika arriti kulmin në minutën e 90-të, kur Ndreca realizoi golin e dytë për Egnatian, duke shtuar shpresat për një fitore të sigurt. Për të bërë ndeshjen më interesante u desh një karton i kuq i dhënë me VAR për Xhemajlin, i cili la vendasit me një futbollist më pak. Partizani u hodh në sulm me shumë forca, por ishte Egnatia që shënoi përsëri me Ndrecën.

Megjithatë, Partizani nuk u dorëzua dhe reagoi menjëherë, duke shënuar me Kazimin në minutën e 90’+2, gol që shkurtoi diferencën dhe riktheu tensionin në minutat e fundit. Falë këtij suksesi, Egnatia ngjitet për 24 orë në vendin e parë të renditjes, duke ushtruar presion mbi rivalët direktë në garën për titull. Fitorja konfirmon momentin pozitiv të skuadrës dhe ambiciet e saj për të qëndruar në majë të kampionatit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.