Egnatia nën ritmin e “Sambas”, braziliani i merr pikë Elbasanit (video)

by KLIKOJE.AL

Egnatia dhe Elbasani ndanë pikët në një barazim spektakolar 2-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Takimi dhuroi emocione, gola dhe tension deri në minutat e fundit, me të dyja skuadrat që luftuan fort për fitoren.

Elbasani ishte më konkret në pjesën e parë dhe kaloi në avantazh në minutën e 35-të me Loukilin, i cili përfitoi nga një hapësirë në mbrojtjen e vendasve. Në fillimin e fraksionit të dytë, verdheblutë dyfishuan shifrat me Lajthian në minutën e 50-të, duke vënë Egnatian në vështirësi.

Reagimi i kampionëve në fuqi nuk vonoi. Në minutën e 63-të, Fernando ngushtoi diferencën nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë. Presioni i Egnatias u rrit dhe sërish Fernando u tregua i saktë nga 11 metrat në minutën e 76-të, duke rikthyer baraspeshën dhe duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Në minutat e mbetura, të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores, por pa mundur të ndryshojnë shifrat. Një barazim që reflektroi atë që u pa në fushë, me Elbasanin që largohet me një pikë të çmuar nga Rrogozhina dhe Egnatian që ndalet, por ruan pozicionet e saj në renditje.

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Flamurtari “fik” Bylisin, në Vlorë ekipi ballshiot sheh rënien nga Superliga

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.