Me rritjen e temperaturave, konsumi i ujit për të shmangur dehidratimin bëhet edhe më i rëndësishëm.
Dhe nëse dëshironi që gota juaj e ujut të ketë edhe me shumë shije, shtimi i një fete limoni në ujë është mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë.
Shija nuk është e vetmja gjë që do t’i shtohet ujit tuaj, por nga kjo do të mund të përfitojë edhe trupi juaj.
Zbulojini ato më poshtë.
Mund të reduktojë fryrjen e barkut
Uji me limon ul fryrjen sepse vepron si një diuretik, i cili ndihmon në largimin e lëngjeve nga trupi.
Mund të forcojë sistemin imunitar
Vitamina C është e dobishme për sistemin imunitar dhe vepron si një antioksidant.
Një limon siguron rreth 20 miligramë vitaminë C, që është rreth 20% e sasisë së rekomanduar ditore, sipas dietologëve.
Mund të zvogëlojë rrezikun e gurëve në veshka.
Për fat të mirë, konsumi i ujit me limon mund të parandalojë këtë gjendje të rëndë.
Dhe nëse keni gurë në veshka, kjo pije do të ndihmojë në ndarjen e gurëve në tretjen e tyre.
Mund të përmirësojë tretjen
Nëse jeni duke luftuar me problemet e tretjes, shtimi i fibrave në regjimin tuaj ushqimor nuk është mënyra e vetme për të shpejtuar këtë proces.
Konsumi i ujit të ngrohtë me limon në mëngjes vepron si laksativ, tregojnë dietologët.
Mund ta bëjë lëkurën tuaj më të shëndetshme
Vitamina C, që gjendet tek limoni mund të nxisë sintezën e kolagjenit, duke ndihmuar lëkurën tuaj të duket më e re dhe më e shëndetshme me kalimin e kohës.
Nga ana tjetër uji do t’ju hidratojë, dhe siç dihet një lëkurë e shëndetshme ka nevojë për shumë hidratim.
Mund të ndihmojë në humbjen e peshës
Duke pirë ujë me limon para dhe gjatë vakteve, ai mund të nxisë ngopjen dhe të jetë një mënyrë efektive për të ndihmuar në uljen e marrjes së kalorive.