Egnatia fut në krᶤzë Partizanin, dopieta e Montenegros fundos të kuqtë; Shehi ende nuk po gjen “kurën” e suksesit

by KLIKOJE.AL

Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat dhe këtë e bën ndaj një kundërshtari direkt si Partizani. Në javën e 31- të Kategorisë Superiore Egnatia fiton me shifrat 2-1. Humbja ndaj Erzenit është harruar shpejt te rrogozhinasit që bëjnë kthesë ndaj kryeqytetasve. Një ndeshje me ritëm e raste, ku në pjesën e parë vendasit do të ishin më kërkues. Në minutën e 14’ do të vinte goli i avantazhit.

Ibrahimoglu pason te Ndreca i cili jep një asist perfekt për Montenegron në qendër, ku ai nuk gabon duke shënuar golin e avantazhit. Një realizim i tillë “trullosi” Partizanin që e kishte të vështirë të reagonte. Nisur nga kjo situatë, Egnatia do të shënonte sërish. Në minutën e 30’ një kundërsulm i shpejtë i Fernandos i cili pasi bën 80 metra me topin në këmbë duke kaluar tre lojtarë të të kuqve, pason për Montenegron i cili me qetësi mposht përsëri Qirkon. 46’

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë nis me zëvendësim të trefishtë te Partizani. Keko, Zekolli dhe Atanaskoski i lënë vendin Skukës, Hadrojt dhe Buxhelajt në radhët e Partizanit. Kryeqytetasit ksihin më shumë iniciativën në këto minuta, pa arritur të gjejnë hapësira për të gjuajtur në portë. Goli do të vononte për skuadrën e Shehit, kur në minutën e 80′ një kundërsulm i shpejtë me Skukën i cili nga e majta gjuan dhe shënon në portën e Sherrit.

Egnatia arriti të mbronte me fanatizëm këtë rezultat. Me këtë fitore ekipi drejtuar nga Tetova mban vendin e parë në kuotën e 57 pikëve, ndërsa Partizani mban vendin e tretë me 48 pikë, duke ndjerë shqetësimin e Tiranës ku diferenca është 5 pikë larg.

LEXO MË SHUMË: Egnatia pret Partizanin mes shumë problemeve, dëmtime dhe kartona në klubin rrogozhinas

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.