Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

by KLIKOJE.AL

Kualifikimi historik i Përfaqësueses së Kosovës në finalen e “play-off” nuk është pritur mirë në Rumani, të cilët kanë përshkallëzuar pas eleminimit nga Turqia në ndeshjet gjysmëfinale.

Është ish-ministri i sportit i këtij vendi, Eduard Novak i cili s’e ka përtypur mirë faktin që Kosova është një hap larg Kupës së Botës, ka lëshuar frerët me deklaratat e bëra së fundmi për “Prosport.ro”.

“Një shtet i vogël si Kosova përfundoi duke na dhënë leksione futbolli. Duhet të ketë një shpjegim, sepse ata kanë investuar në lojtarët e tyre. Nuk duhet të surprizohemi nëse ata ia dalin të marrin pjesë në Botëror”, është shprehur Novak.

Ish-ministri nuk i kursen as të tijët, duke kërkuar dhe falje për gjendjen në të cilën ka përfunduar kjo kombëtare.

“Një nga arsyet pse kemi dështuar të kualifikohemi është nxitimi i gabuar për të furnizuar ekipet e ligave të para dhe të dyta me lojtarë të jashtëm. Nëse do kishim lojtarë të rritur dhe formuar në Rumani, do të flisnim ndryshe. Nuk jam specialist futbolli, por disa probleme janë të dukshme që kanë bllokuar përparimin e futbollit rumun. Dhe këto duhet të identifikohen nga specialistë, jo mua”, përfundoi Eduard Novak.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.