Edon Zhegrova ne Serie A. Lajme të reja vijnë në lidhje me të ardhmen e Kvicha Kvaratskhelias te Napoli. E ardhmja e gjeorgjianit mbetet ende për t’u deshifruar sepse negociatat për rinovimin nuk ka arritur ende në vijën e finishit.
Në të vërtetë, pas përshpejtimit të javëve të fundit, duket se ka pasur një ngadalësim të madh. Pas kësaj kthese të bujshme të ngjarjeve do të qëndronte dora e Paris Saint Germain, që u rikthye në sulm për lojtarin në janar, pasi e ndoqi me këmbëngulje në merkaton e fundit të verës.
Francezët ofrojnë menjëherë 80 milionë euro dhe kartonin e Skriniar për të transferuar në Paris gjeorgjianin e talentuar. Napoli duket se po tundohet nga kjo ofertë dhe ka pikasur edhe zëvendësuesin e Kvaratskhelias, bëhet fjalë për kosovarin Edon Zhegrova, që ka shkëlqyer me fanellën e Lilës. Klubi francez kërkon 30 deri në 35 milionë euro, sipas gazetës Corriere dello Sport, sulmuesi anësor mund të pranojë ofertën e klubit napolitan, pasi në skuadër ka një aleat të fortë i cili është shoku i tij Amir Rrahmani. Negociatat mund të fillojnë së shpejti, me kontakte të rëndësishme midis palëve që pritet nga tani dhe 24-36 orët e ardhshme.