Edlir Tetova shfryn pas humbjes me Skënderbeun: Kundërshtari na mundi vetëm me një episod

by S.M

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka pranuar se skuadra e tij kishte bërë një paraqitje me dy tablo ndaj Skënderbeut, në sfidën e parë të Superiores që e humbi në shtëpi me shifrat 0-1. “Ishte një ndeshje me dy tablo. Ishte një pjesë e parë jo e mirë, por goditëm shtyllën tre herë në pjesën e dytë dhe ishim gjatë gjithë kohës në gjysmëfushën e kundërshtarit. Na mungoi goli, por do të shohim në javët në vazhdim.

I japim merita edhe kundërshtarit, na markoi shumë mirë një kundër një, tentoi kundërsulmin. Nga një episod pësuam gol që besoj se ishte i evitueshëm. Megjithatë, ky është vetëm fillimi.

Mendojmë që Skënderbeu me një episod shënoi gol. Ne rastet i krijuam në pjesën e dytë, por ishte vetëm çështje përqendrimi. Do t’i shohim këto gjëra në analizë. Patjetër që nuk shkoi asgjë mirë nga ajo që kishim punuar ndaj u munduam në pjesën e dytë, ndryshuam skemën dhe ishim më shumë para portës” tha Tetova për “MCN” pas përfundimit të sfidës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.