Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka konfirmuar lajmet se do të largohet nga drejtimi i skuadrës rrogozhinasve në fund të sezonit.
Në një konferencë për mediat, ai ka shpjeguar se vendimi kishte qenë i tij. “Desha të komunikoj që është një vendim që kam marrë për të ndarë rrugët me Egnatian në fund të këtij sezoni. Është vendim personal që kam marrë dhe për të cilin kam diskutuar me presidentin Demrozi”, tha ndër të tjera Edlir Tetova për mediat. Kësisoj, trajneri do të mbajë detyrën e tij deri në mbyllje të edicionit, për t’u larguar më pas nga rrogozhinasit e për të nisur një aventurë të re.
LEXO ME SHUME:Frikë te Tirana, ndaj Partizanit mund të jetë pa gjysmën e formacionit