“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

by KLIKOJE.AL

Edlir Tetova foli pas barazimit pa gola ndaj Vllaznisë në Rrogozhinë, teksa në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, tekniku durrsak deklaroi:

“Gjatë lodhës ndodhi kjo, për presion kemi qenë gjatë gjithë kohës në zotërim të topit, para portës së kundërshtarit. Çunat kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, deri te kartoni i kuq që prishi ekuilibrat.

Kemi dy paralelizma. Skam asgjë me gjyqtarin, është një nxitim. Në momentin e parë kur Xhemajli godet topin nga shtyrje nga Balaj. Matet distanca e topit, kështu na kanë thënë në seminare. Sulmuesi nuk e arrin topin. Unë nuk bëra asnjë gjë dhe mora karton të kuq. Kemi rregullore tjetër që nuk zbatohet. Në qoftë se kemi 2 rregullore, një zbatohet një jo. I kërkova ekipit të tërhiqej, që të shikonte VAR-in, se ka shtyrje nga sulmuesi.

Nëse lojtarët e stolit, stafi bëjnë diçka që nuk është normale, unë e di, merr karton të kuq trajneri i parë. Edhe tek kjo, duhet të shihet rregullorja, distanca e topit, e arrin sulmuesi?

Ta linte aksionin me qetësi dhe të vendoste. Gabim që shkon në VAR për herë të dytë. Distanca e topit, e arrin sulmuesi topin? Vetë na e kanë shpjeguar kështu.

Pasi direkt duhet të ishte te linja e fundit e Vllaznisë, për të qenë në situata 1 kundër 1. Në pjesën e parë dhe 10 minutat e pjesës së dytë, çunat kanë qenë perfekt, nuk kisha çfarë t’iu thoja. Mund të ishim më të kujdesshëm, të kishim 1-2 takime më tepërta në sulm dhe mund të kishim shënuar.

Arma e fortë e markimit ndikoi, Vllaznia krijon dendësi në krahun e majtë dhe kërkon Kastratin në tranzicion. Herë-herë bëmë dhe faulle dhe nuk i lejuam. Nuk e lamë Vllazninë që të vijë në tranzicion drejt portës sonë, kanë bërë vetëm 2-3 goditje nga jashtë zonës.

Me 11 lojtarë kishim Jahjajën si numër 9, kap mirë zonat e ndërmjetshme, por nuk kishim efikasitet te pasi i fundit. Ne kishim ndryshuar manovrën duke zbritur Ruçin si numër 6 dhe duke i dhënë Fangajt linjën. E punuam mirë 45 minutat e para. Kemi një diçka klasike tonë, nuk po merreshim mirë vesh me linjën e mbrojtjes, duhet të ishim më të shpejtë me pasin. Kur ngelesh me 10 lojtarë bëhet më e vështirë. Lojtarët janë të gjithë me minuta, do bëjmë më të mirën”, u shpreh Tetova.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.