Dinamo “shemb” Vllazninë mes emocioneve, blutë gjejnë finalen pas 14 vitesh mungesë (video)

by S.M

Edicioni i 73-të të Kupës së Shqipërisë e gjen Dinamon në finale. Vllaznia dhe Dinamo nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në përballjen e parë, ndërsa në Elbasan u prodhuan 7 gola. Një ndeshje me ritëm e intensitet të lartë, por që  në fund fati u buzëqeshi kryeqytetasve që fituan 4-3 dhe rikthehen në finale pas 14 vitesh mungesë. Një pjesë e parë që foli totalisht për Dinamon. Në minutën e 17’, Itodo Mandela shënoi golin e parë cka i hapi rrugën realizimeve të tjera.

Në të 36-tën, dalja e gabuar e portierit Jukaj, shfrytëzohet nga Zabërgja që shënon dhe con ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me një moral më të lartë. Moral që u reflektua edhe në fraksionin e dytë, me Dinamon që shënoi dy herë brenda 10 minutave, fillimisht me Mandelan, dhe më pas me Zabërgjan, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me katër gola avantazh, Dinamo lëshoi shumë terren, diçka që lojtarët e Vllaznisë e shfrytëzuan në maksimum. Goli i Grudës në minutën e 71’, u mendua si rastësi, por goli i Bekim Balajt, tetë minuta  dhe realizimi i Kahrimanovic frikësuan Dinamon. Edicioni tjetër është mes Partizanit dhe Egnatias.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.