“Do bojkotoj, kërko falje!”/ Edi Martini në luftë me Hygerta Sakon, largohet nga lidhja direkte (video)

by KLIKOJE.AL

Edi Martini ka shpërthyer pas barazimit të Vllaznisë 1 me 1 ndaj Dinamos. Tekniku i kuqebluve e kishte me moderatoren Hygerta Sako ju sjell deklaratën e bujshme të trajnerit Martini, që më pas braktis lidhjen e drejtpërdrejt.

-ÇFARË NDODHI NË LIDHJEN E DREJTPËRDREJT ME “RTSH”

Edi Martini: Jam këtu për respekt të gjithë tifozerisë shkodrane, të gjithë tifozëve anë e mbanë Shqipërisë. Respekt televizionit shqiptar. Nëse kjo zonja në fjalë që drejton emisionin nuk kërkon falje, do tërhiqem dhe nuk flas më deri në fund të sezonit. Nuk mund të tallet me njerëz me ngjyrë. Nuk mund të më thotë mua i paedukatë.

Hygerta Sako: Falje për çfarë?

Edi Martini: Për atë “të paedukatën” dhe përshëndetjen në televizor.

Hygerta Sako: Ju si u sollët? E nisët me një ironi të pavend.

Edi Martini: Sa të jesh ti aty, do bojkotoj.

-EDI MARTINI LARGOHET

Hygerta Sako: Atëherë po i drejtohem publikut. Martini herën e kaluar, kur doli në lidhje të drejtpërdrejt, e nisi me një ironi të pavend që nuk kishte pikën e kuptimit. Së dytim i bëra një pyetje shumë profesionale dhe më ktheu një përgjigje jo etike. Nuk kam pse i kërkoj falje Martinit. Është Martini që duhet të kërkojë falje, për sjelljen jo etike ndaj një programi vërtetë serioz dhe profesional siç është “Supergol”. Federata Shqiptare e Futbollit e zgjidh këtë çështje me punën e deklaratave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.